Teuta dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë, duke i hequr mundësinë verilindorëve të ruanin distancën me Tiranën. Ekipi durrsak gjeti golin i pari, me penallti me Kallakun në minutën e 22-ë. Më pas po nga pika e bardhë ishte Shkurtaj i cili barazoi shifrat.
Pjesa e dytë dhuroi emocione të forta. Abazaj ndërmori një aksion personal, duke dhënë një asist për Shkurtajn, i cili kaloi Kukësin në avantazh. 2 minuta nga fundi i krejt takimit, Kallaku, duke përfituar dhe nga gabimi i Dashamir Xhikës, barazon gjithçka. Ky rezultat kënaq Tiranën që e sheh veten 4 pikë larg Kukësit të vendit të dytë dhe 9 larg Partizanit e Laçit, kurse Teuta beson se kualifikimi për Ligën e Europës është më se i mundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




