Empoli ka fituar 3-4 në fushën e Veronës dhe në 1/8-at e Kupës së Italisë do të ndeshet me Interin. Në këtë kualifikim të Empolit ka lënë shenjën e tij edhe futbollisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, i cili vulosi fitoren e skuadrës së tij me golin e katërt.
Bajrami ishte titullar dhe u ndërrua vetëm në minutat e fundit me Kutronen. Fantazisti kuqezi realizoi në minutën e 74-t një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zonës me të djathtën. Duket se Bajrami po kthehet në formën e tij më të mirë.
Në atë moment Empoli udhëhiqte 1-4, por ndeshja u komplikua në fundin e saj, pasi Verona shënoi dy herë. Gjithsesi, skuadra mike ia doli ta ruante rezultatin, edhe pse me 10 lojtarë.
Titullar në këtë ndeshje për Empolin ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti 90 minuta dhe u paraqit shumë mirë, kurse Adrian Ismajli qëndroi në stol gjithë kohën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




