Bajerni i Mynihut ka fituar edhe trofeun që i mungonte dhe ka kompletuar sezonin e rekordeve. Gjermanët kanë mundur meksikanët e Tigres 1-0 në finale e Botërorit të klubeve në Doha dhe tashmë janë 6 trofe nga 6 të mundshëm. Një rekord më vete për bavarezët, të cilët bëjnë atë që kishte bërë Barcelona disa vite më parë. Goli vendimtar u shënua nga Pavard në pjesën e dytë.
Trajneri Hansi Flik humbi Tomas Mylerin disa orë para ndeshjes, pasi sulmuesi gjerman rezultoi pozitiv me Covid-19. Bavarezët luajtën me formacionin më të mirë, me Levandovskin përpara, të mbështetur nga Sane, Gnabri dhe Koman, ndërsa Alaba u spostua në mesfushë, në krah të Kimish. Në mbrojtje u aktivizuan Pavard, Zyle, Hernandez dhe Devis.
Kimish realizoi gjatë pjesës së parë, por goli u anulua nga VAR-i. Goli që i dha trofeun Bajernit u realizua nga frencezi Pavard në minutën e 59-të dhe u vlerësua i rregullt nga VAR-i. Më pas trajneri Flik ndërroi 4 lojtarët e sulmit, duke freskuar repartin e avancuar me Toliso, Musiala, Douglas Kostën dhe Çuopo Moting. Trigresi nuk ia doli të barazonte dhe bavarezët bëhen kështu fitues të trofeut në Doha.
Në vend të tretë të kompeticionit ka dalë Al Ahli, që mundi Palmeirasin me penallti, paso ndeshja përfundoi në barazim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.