Futboll

VIDEO/ Atalanta pranë historisë, Leipzig shtang Tottenhamin

Atalanta nuk shkëlqen vetëm në Serie A, por tashmë edhe në Ligën e Kampioneve. Italianët kanë shkatërruar Valencian me rezultatin 4-1, në ndeshjen e parë të 1/16-ve në Ligën e Kampionëve. Ajo që bie në sy është se skuadra bergamaske shënoi me tre futbollistë jo sulmues.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gasperinit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 16’ me Hateboer. Goli i dytë u shënua nga Ilicic në fundin e fraksionit të parë të lojës. Ishte Freuler, që në minutën e 57’ shënoi të tretin për ekipin e tij, para se Hateboer të shënonte edhe të katërtin në 63’. Valencia u zgjua me Cheryshev, duke gjetur golin e 4-1 dhe duke mbajtur sadopak ndezur shpresën për ndeshjen e kthimit.

https://streamable.com/aycnm

Në ndeshjen tjetër, RB Leipzig ka mposhtur Totenhamin brenda në shtëpi me rezultatin 1-0. Ishte një sfidë e dominuar nga gjermanët. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku u desh një penallti e Timo Werner në pjesën e dytë që më në fund gjermanët të zhbllokonin rezultatin. Këtë avantazh ekipi gjerman e mbrojti deri në fund, duke i dhënë një goditje e rëndë shanseve finalistëve të vitit të kaluar.

https://streamable.com/pt9sw

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë