Ka ndodhur

Video/ Arrestohen në Vlorë hajdutët e banesave

Gazeta Si - Dy të rinj të ciliët akuzohet se kanë vjedhur 5 banesa në Vlorë janë vënë në pranga.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Neighbourhood".

Të dy shtetasit e arrestuar rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Të arrestuarit janë 35-vjeçari Ivi Baba dhe 32-vjeçari Marius Hamiti, të akuzuar për veprën penale, "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur sende të ndryshme në 2 banesa, në lagjen “Osman Haxhiu.

Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se të rinjtë janë autorë të dyshuar edhe të 3 vjedhjeve të tjera në banesa, po në lagjen “Osman Haxhiu”, konkretisht:

1. Më datë 23.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur sende, në 2 banesa të ndryshme;  

2. Më datë 24.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu", dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë