Moment magjik për Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares kuqezi dhe Çelsit, aktualisht i huazuar te Southemptoni. Ai ka shënuar edhe sot për skuadrën e tij në Premier Ligë, ku luajti sërish nga minuta e parë.
Talenti shqiptar i dha avantazhin Southemptonit në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-1. Broja mori një top nga mesfusha, depërtoi në zonë dhemë një gjuajtje të fortë në pozicion diagonal mposhti portierin kundërshtar. Në pjesën e parë ai dha një pasim të artë për Redmond, por ky i fundit gaboi.
Ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Armando Brojën dhe goli i dytë radhazi. Sulmuesi 20-vjeçar shënoi golin e fitores në ndeshjen me Lidsin, kurse sot, ndaj Bërnlit, shënoi një gol që në fund pati vlerën e një pike, pasi kjo sfidë përfundoi në barazim, 2-2. Trajneri e zëvendësoi 11 minuta para fundit.
Komentet për lojtarin shqiptar kanë qenë të shumta dhe pozitive, madje dikush e ka pagëzuar si “Halandi shqiptar”, duke ditur edhe moshën e re. Çelsi me siguri do t’i bëjë llogaritë ndryshe në fund të sezonit për lojtarin e vet. Duket se ai gol me fanellën kuqezi në Budapest i ka dhënë shumë zemër Brojës, lojtarit të momentit te Southemptoni.
Chelsea have a serious talent in this Broja kid. #SOUBUR pic.twitter.com/hDMz27oGIC
— Certified Beer Lover (@SethSithole7) October 23, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




