Në Grupin C, Holanda ka fituar 2-0 ndaj Austrisë dhe është kualifikuar matematikisht për në fazën e 1/8-ve të Euro 2020 me 6 pikë pas 2 ndeshjesh. Madje, “tulipanët” kanë siguruar vendin e parë, duke qenë se kanë mundur direkt të dy ndjekësit më të afërt, që kanë nga 3 pikë, ndërkohë që ndeshjen e tretë e kanë me Maqedoninë e Veriut.
Në minutën e 11-të Alaba shkaktoi një faull në zonë dhe Depai me penallti kaloi Holandën në avantazh. Lojtari më i ri i Realit ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Dumfris dhe pas sinjalizimit nga VAR-i, arbitri akordoi penallti. Më pas, të besuarit e de Boer luajtën më mirë dhe shpërdoruan disa raste për golin e dytë. Dyfishimi erdhi në mesin e pjesës së dytë, pas një aksioni shumë të bukur, ku Malen dha një asist për Dumfris, i cili shënoi edhe në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës golin e fitores.
Dumfries makes it two for the Dutch! They’re cruising against Austria. #EURO2020 #NED #AUT pic.twitter.com/Y86jhANIBz
— SoccerMatrix ⚽ | #EURO2020 (@Soccer_Matrix) June 17, 2021
Austriakët u “tradhtuan” nga lojtari i tyre më i mirë, nga kapiteni David Alaba. Ndeshja pati ritëm të lartë dhe holandezët këtë herë, përveçse në sulm, kanë bindur edhe në mbrojtje, të udhëhequr nga një de Vrij në formë shumë të mirë. Në pjesën e dytë Austria u duk më e lodhur dhe u dorëzua pa kushte, duke shpresuar që në ndeshjen e tretë të sigurojë kualifikimin.
Holandë-Austri 2-0
Holanda (5-3-2): Stekelenburg, Dumfris, de Vrij, de Ligt, Blind (Aké), van Aanholt (Uijndal), de Ron (Gravenbersh), Uijnaldum, F.de Jong, Veghorst (Malen), Depai (L.de Jong). Trajner: de Boer.
Austria (4-4-2): Bashman, Lainer, Dragoviç (Lienhart), Hintereger, Ulmer, Baumgartner (Lazaro), Shlager (Onisiuo), Laimer (Grilitsh), Alaba, Gregoritsh (Kalajxhiç), Sabitzer. Trajner: Foda
Arbitër: Grinfeld (Izrael)
Shënues: Depai 11 (p), Dumfris 67’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.