Nga Gazeta Si – Zyra e Qarkut Santa Fe publikoi një video të Alec Baldwin duke tundur një revolver dhe duke e drejtuar atë nga kamera disa orë përpara se drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchins, të qëllohej për vdekje gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Hetimet vazhdojnë në lidhje me ngjarjet tragjike të tetorit të kaluar, kur një goditje që duhej të ishte bosh, plagosi regjisorin Joel Souza dhe vrau drejtoren e fotografisë. Në pamjet e publikuara dje, Baldwin është ulur në një stol, me veshje të skenës.
Në një moment dora e djathtë i futet në xhaketë, ku aktori nxjerr një revolver dhe e drejton nga kamera. Dhe bën të njëjtin veprim për herë të dytë.
Në një video tjetër, regjisori shihet teksa merret në pyetje në spital, duke deklaruar se “pwrcjellwsja e armws, Hannah Gutierrez-Reed, e kishte dorëzuar armën duke thënë se arma ishte “e ftohtë” (që do të thotë se mendonte se kishte vetëm fishekë të rremë). Drejtoresha e artit Sarah Zachry i shkroi një anëtari tjetër të ekuipazhit në një mesazh se Gutierrez-Reed do të kishte preferuar të përdorte armë të rreme në xhirime, të cilat sipas saj ishin kundër dëshirave të Baldwin. “Alecit nuk i ka pëlqyer kurrë asgjë false si armët apo edhe thika”, ka shkruar. “Ai gjithmonë donte një thikë të vërtetë, por në fund ia dhashë atë gome pa dijeninë e tij. Ai gjithmonë donte armën e tij të vërtetë”.
Pak ditë më parë, lajmi se kompania prodhuese është gjobitur për mosrespektim të rregulloreve të sigurisë: “Demonstroi indiferencë të pastër për sigurinë e punëtorëve”. Zyra e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në New Mexico vendosi një gjobë prej 139,793 dollarë për Rust Movie Productions, që është dënimi maksimal për këtë lloj kundërvajtjeje.
Incidenti në xhirime bëri xhiron e botës dhe aktori përfundoi në qendër të kritikave dhe madje ishte paditur nga familja e viktimës. “Halyna ishte një mike e imja”, tha Alec Baldwin në një nga deklaratat pas aksidentit.
Disa javë më parë, New York Times shkroi se Alec Baldwin do të përpiqej të nxiste pjesën tjetër të kastit dhe ekipit të përfundonin filmin për të nderuar kujtimin e Halyna Hutchins. Projekti gjithashtu planifikon të mbështesë djalin dhe burrin e fotografes përmes fitimeve të filmit.
“Hetimi nuk ka përfunduar ende”, tha prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies në një deklaratë.
“Pasi të kemi marrë hetimin e përfunduar dhe të kemi kryer një ekzaminim të plotë dhe të qëllimshëm të të gjitha provave, do të merret një vendim me efekt penal”.
Marrë nga La Repubblica, përshtati në shqip: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



