Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, në qendër të Tiranës. Një makinë është përplasur me kangjellat në trotuar dhe me pemën pranë kryqëzimit të RTSH-së.
Nuk dihet deri tani nëse ka persona të lënduar, por sipas pamjeve filmike që ka siguruar Gazetasi.al, aksidenti ka qenë i rëndë. Pamjet tregojnë se mjeti tip “Volfswagen” është dëmtuar në krahun e djathtë të tij pas përplasjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







