Gazeta Si – Një aksident i rëndëfatirëisht pa viktima u regjistrua mbrëmjen e të hënës te kryqëzimi i rrugës “5 Maji” në Tiranë, ku mbetën të plagosur 5 persona.
Policia e Tiranës tha se 5 qytetarët të cilët ishin pasagjerë në dy mjetet e aksidentuara janë jashtë rrezikut për jetën.






Policia e Tiranës, njoftoi këtë të martë arrestimin e një 23-vjeçari kosovar. Ai akuzohet se si pasojë e një manovre të gabuar, u përplas me një tjetër automjet, duke shkaktuar plagojen e 6 persona.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K.R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, tha policia në një njoftim për mediat.
Në një aksident masiv javën e shkuar, një autobus i linjës së Unazës u përplas me disa makina, pasi shoferi humbi kontrollin.
Nga përplasja, u plagosën 9 persona, të gjithë jashtë rrezikut për jetën dhe u dëmtuan disa automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



