Ka ndodhur

Video / Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kardhiq. Kamioni bie në greminë, humb jetën shoferi

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kardhiq, ku një persona ka humbur jetën.

Një kampion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në greminë. Në videon e siguruar nga Gazetasi.al, duket kamioni i përfshirë nga zjarri.

@gazetasi Autoboti del nga rruga dhe merr flakë pranë tunelit Kardhiq-Delvinë. Nuk dihet fati i shoferit #gazetasi #news #sarande #aksident #albania #shqiperi #fyp ♬ original sound – Gazeta “Si”

Nga ky aksident i rëndë ka humbur jetën shoferi i kamionit, një 31-vjeçar, i cili humbi kontrollin e automjetit, që sipas policisë, transportonte çimento.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento.

Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë