Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit, ku si pasojë e tij ka humbur jetën një qytetar.
Në aksident janë përshirë një makinë tip ‘Benz’ me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ dhe një ‘Benz’ tjetër.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Dervish Allamani, i cili u transportua i plagosur në spitalin e traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Policia dhe forcat zjarrëfikese që mbërritën në vendngjarje kanë mundur të nxjerrin nga mjetet e perplasura edhe dy persona të tjerë, shtetasin K.C, 29 vjeç dhe shtetasen E.Y. 26 vjeç, të cilët udhëtonin bashkë në mjetin tjetër që është përplasur. Të plagosurit janë transportuar edhe ata në spitalin e traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për aksidenti e rëndë është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




