Futboll

Vialli fiton ndeshjen më të rëndësishme, shërohet nga kanceri

Gianluca Vialli ka fituar ndeshjen më të rëndësishme jashtë fushës, atë kundër kancerit. Ish-sulmuesi i Sampdoria dhe Juventusm zbuloi se e ka përfunduar me sukses ciklin e kimioterapisë: “Jam mirë, në dhjetor mbarova kimioterapinë prej 17 muajsh. Ishte e vështirë, edhe për dikë të fortë si unë, si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Testet nuk tregojnë asnjë shenjë nga sëmundja. Jam i lumtur”.

 “Jam mirë dhe i lumtur, në dhjetor përfundova kimioterapinë 17 mujore, një cikël prej 8 muajsh e tjetri prej 9. Ishte e vështirë – tregoi Vialli për La Repubblica -. Të jesh mirë me shëndet do të thotë të shihem në pasqyrë, të shoh të më rriten flokët, të mos më duhet të vizatoj vetullat. Ndihem me fat”.

Vialli ka folur pastaj për momentin e vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19 “Ndihem me fat, mendoj për ata që shkojnë në spital dhe vdesin vetëm. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur sporti të kthehet, emocionet e kujtimet do të na ndihmojnë të kthehemi plotësisht në jetët tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë