Lëvizja Vetëvendosja ka bërë me dije se kërkesa për pranim të votave nga diaspora do dërgohet në Gjykatën e Lartë.
“Të shqyrtohen e numërohen fletëvotimet e bashkëatdhetarëve. Prej më shumë se 10 ditësh i gjithë opinioni publik është duke ndjekur me vëmendje mosveprimin e Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me trajtimin e fletëvotimeve të ardhura nga Emigrimi. Veçanërisht të atyre të cilat për momentin nuk po procedohen me justifikimin se kanë mbërritur pas afatit ndonëse janë dërguar nga bashkëatdhëtarët shumë ditë para datës së zgjedhjeve. Sot po ashtu pamë pamje aspak normale në numërimin e fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, të cilat shkaktuan probleme në shëndetin e punëtorëve të Komisionit Qendror Zgjedhor”, thuhet nënjoftimin dërguar medieve.
Ndërsa priten rezultatet nga analizat dhe hetimet e Policisë së Kosovës, vijohet në deklaartë, ende pa u kuptuar qartë se çfarë ndodhi, filloi sërish verifikimi i tyre në kushte të jashtëzakonshme.
Për Vetvendosjen është padyshim e patolerueshme që të krijohen të gjitha kushtet, edhe përtej të lejueshmes, për t’u trajtuar zarfet nga Serbia, dhe të mos trajtohen zarfet e ardhura nga bashkëatdhetarët .
Lëvizja VETËVENDOSJE pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashresa dhe përgjigjes së tyre, e dërgoi në Gjykatë të Lartë ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkëatdhetarët.
Vetvendosje thotë se “Jemi poashtu në pritje që të fillojë verifikimi i tyre sa më parë, e dërgimi në Qendrën e Numërimit për t’u vendosur në rezultatin e përgjithshëm si vota të rregullta”
Ndryshe prej votave të diasporës janë numëruar vetëm 13 mijë e 497 fletëvotime të vlefshme ndërsa të tjerat nuk janë pranuar nga KQZ’ja. Më shumë se 50% të këtyre votave e kishte fituar LVV’ja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




