Gazeta Si – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të mërkurë gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Gjyqtarja ka dalë me probleme në tre kriteret për të cilat u vlerësua, në atë të pasurisë, integritetit dhe anës profesionale,
Kapedani dyshohet sipas disa gjetjeve të ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’ gjatë punës së saj.
Në seancën e në KPK-së, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi të akuzuar në Itali për krim të organizuar.
LEXO EDHE:
– Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin
– Videot muzikore dhe veshja, gjyqtarja e ‘Tik Tokut’ del para Vettingut: Mos më gjykoni për jetën personale
Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie.
Anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM-së u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni.
KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë shitjes së kamionit.
Pas shkarkimit, Kapedani ka të drejtën e ankimimit, por edhe Komisioneri Publik ka të drejtën e apelimit.
Emri i gjyqtares u bë i njohur pas publikimit të videove të saj personale në rrjetin social TikTok.
Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin nga detyra të saj.
Në videot e bëra publike, Kapedani ecte brenda korridoreve të gjykatës si në pasarelë dhe pozonte në mënyrë provokuese në zyrë.
Në një video tjetër ajo filmoi veten duke dëgjuar në sfond një këngë ku dëgjohen fjalë si “Mafia” apo “Kolumbia”.
Po ashtu kryegjyqtarja reklamonte në TikTok veshjet e markave të shtrenjta, shoqëruar me komente pikërisht mbi markat, makinën e saj tip BMË.
Ajo shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi apo duke përdorur telefonin në timon, vepra të cilat janë të dënueshme edhe ligjërisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.