Sebastian Vettel zbuloi se ka biseduar me këshilltarin e Red Bull, Helmut Marko rreth mundësisë së zvëndësimit të tij në të ardhmen. Vettel pati kulmin e karrierës së tij në Formula 1 te Red Bull, duke e ndihmuar skuadrën të fitonte 4 titujt e parë për Pilotë dhe Konstruktorë. Gjithcka pas një dominimi prej 4 sezonesh nga 2010 në 2013. Pasi u largua në vitin 2014, piloti gjerman u transferua te Ferrari dhe në vazhdim te Aston Martin, përpara se të largohej nga pistat në vitin 2022. Në karrierën e tij ai rregjistroi 53 fitore, 122 podiume dhe 57 “pole positions” ndërsa bëri të ditur se ka mundësi potenciale që ai të kthehet në një pozicion të ri dhe ka kryer bisedimet e para për të qënë ai pasuesi i austriakut në skuadrën plurikampione të Formula 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.