Kosova

Vetëvendosja në avantazh, Reuters: Kurti nuk qeveris dot pa koalicion

Nga Gazeta ‘Si’- Partia qeverisëse e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, është në rrugën e duhur për të dalë e para në zgjedhjet parlamentare, por do t’i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar një qeveri, thekson agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke u bazuar tek sondazhet e Kosovës.

“Rezultati i zgjedhjeve do të ishte një rënie nga më shumë se 50% e partisë së kryeministrit Albin Kurti, krahasuar me vitin 2021. Gjatë fushatës zgjedhore Kurti me sa duket përjashtoi mundësinë e formimit të një koalicioni, duke thënë se ai nuk do të merrte pjesë në qeveri nëse nuk fitonte më shumë se 50% të votave.

Analistët politikë thonë se popullariteti i Kurtit është rritur nga lëvizjet për të zgjeruar kontrollin e qeverisë në veriun e Kosovës me shumicë etnike serbe.

Por, kritikët thonë se ai ka dështuar në ofrimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore dhe se politikat e tij e kanë distancuar Kosovën nga aleatët e saj tradicionalë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”, shkruan Reuters.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë