Gazeta Si – Një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri tip pushkë në pjesën e këmbës.
Sipas asaj që bën të ditur policia, i riu është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. 28-vjeçari me iniciale M.M është banues në fshatin Bratosh dhe mësohet se ka qenë në mal kur është vetëplagosur.
Ndërkohë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.