Gazeta Si – Një 24-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Cudhi Zall të Krujës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ishte aksidentale dhe se arma pa leje i përkiste një 34-vjeçari i cili u arrestua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë”, thotë policia në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



