Nga Gazeta ‘SI’ – Besimi në ekonomi u rrit me 0.6 p.p gjatë muajit mars, ndikuar nga rritja e treguesit në sektorin e tregtisë. Në të kundërt, treguesit e besimit në sektorët e tjerë, përfshirë konsumatorët kontribuuan negativisht.

Tek bizneset e industrisë, besimi ra me 2.4 p.p, i ndikuar nga pritjet më pak optimiste për prodhimin dhe porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën ndjeshëm.
Në ndërtim, besimi u ul me 4 p.p, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për aktivitetin dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart.
Në shërbime, besimi ra lehtë me 0.5 p.p, i ndikuar nga një rënie e vogël e kërkesës dhe e aktivitetit. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën ndjeshëm.
Në tregti, besimi u rrit me 7.6 p.p, falë vlerësimeve pozitive për shitjet dhe pritjeve për rritje të punësimit. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën ndjeshëm.
Besimi konsumator ra me 2.1 p.p, për shkak të pritjeve më pesimiste për financat personale dhe situatën ekonomike. Ndërkohë, blerjet e mëdha u përmirësuan dhe pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje