Futboll

Vetëm pak javë i papunë, Roberto Martinez merr drejtimin e Portugalisë

Gazeta Si – Me eliminimin e shpejtë të Belgjikës nga Botërori i Katarit, u largua edhe trajneri i saj, Roberto Martinez. Spanjolli qëndroi vetëm pak javë pa punë, sepse tashmë ai ka marrë drejtimin e Portugalisë, një nga kombëtaret më prestigjioze europiane.

Federata Portugeze e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje me Martinez, i cili zë vendin e Fernando Santos, edhe ai i larguar pas Katar 2022.

Kontrata e re e lidh trajnerin Martinez me Portugalinë deri në vitin 2026, kur zhvillohet edhe Botërori i radhës. Më parë është Europiani, ku luzitanët synojnë rikthimin e fuqishëm, pas dështimit në Katar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë