Shqipëria është e treta në Grupin I, me 15 pikë. Përpara është Anglia me 20 pikë dhe Polonia me 17 pikë. Në 180 minutat e mbetura nga kualifikueset e Botërorit mund të ndodhë një mrekulli, një kombinim gati i pamundur që do ta nxirrte skuadrën tonë vend të dytë, që do të thotë pjesëmarrjen në “Play-Off”.
Shanset janë minimale. Kuqezinjtë duhet të fitojnë si sot në “Wembley”, ashtu edhe me Andorrën. Nëse kjo e fundit mund të konsiderohet një ndeshje e fituar në letër, për fitoren në Londër edhe më optimisti e ka të vështirë të mendojë, po të kemi parasysh nivelin e kundërshtarit.
Nëse Shqipëria merr 6 pikë në këto 2 ndeshje dhe Polonia nuk merr më shumë se 3 pikë ndaj Andorrës dhe Hungarisë, atëherë kuqezinjtë marrin vendin e dytë. Janë llogari praktikisht të pamundura, vetëm matematika na mban me shpresë.
Në anën tjetër, Shqipëria duhet të quhet edhe Hungaria, që e kërcënon për vendin e tretë, pasi është 4 pikë prapa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




