Ashtu siç e përmend në postimin e tij, ish-deputeti socialist, Namik Dokle hera herës shkruante ndonjë poezi në vend të fjalimeve, gjatë kohës kur ai ishte i angazhuar në Kuvend.
Një të tillë, Dokle ka publikuar në faqen e tij në Facebook, në kohën kur u miratua qeveria “Nano” në korrik të viti 1997.
Por si reagoi ish-kryeministri Fatos Nano?
“Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve…”, shkruan ai.
Poezia e Namik Dokles e shkruar në vitin 1997
Tepelena gur i thatë
Dy ministra nga një fshat,
Kalo Vjosën, dil në Vlorë,
Pesë ministra me këmborë.
Myzeqe edhe Devoll,
Një ministër* e kanë boll,
Një ministër ka dhe Korça,
Barabar dhe Shkodër locja.
Elbasani ka një Cekë*
Dhe Mirdita ka një Ndrekë*,
Vetëm Lushin* gjith’ Veriu
Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…
Emrat e ish-ministrave të shënjuar me *
(Maqo Lakori, Neritan Ceka, Ndre Legisi dhe Lush Përpali)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.