Futboll

Vetëm Bajrami titullar, kuqezinjtë e Italisë e nisin nga stoli

Gazeta Si – Nedim Bajrami ishte i vetmi lojtar i Kombëtares që e nisi titullar ndeshjen e kësaj jave në Serinë A. Të tjerët u aktivizuan nga stoli. Empoli u mund 0-2 nga Atalanta e Berat Gjimshitit, i cili u fut në fushë pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Adrian Ismajli, luajti në pjesën e dytë të sfidës mes shqiptarëve. Ai vjen nga një dëmtim, ashtu sikurse Gjimshiti. Të dy nuk janë në gjendjen optimale, ndaj dhe nuk po luajnë titullarë për momentin.

Berat Gjimshiti. Gazeta Si, 30 tetor 2022

Elseid Hysaj u fut në fushë në fundin e ndeshjes me Salernitanën. Lacio pësoi një humbje të papritur në fushën e vet, 1-3 me përmbysje. Edhe Kristjan Asllani mori vetëm pak minuta me Interin një ditë më parë.

Nuk është një momenti mirë për shqiptarët e Serisë A, po të kemi parasysh faktin se edhe Marash Kumbulla qëndron në stol te Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë