Shendet

Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen me gji, asnjë progres që prej 2005

Nga Gazeta Si- 26 për qind e fëmijëve nga 6 deri në 23 muajsh nuk konsumojnë fare fruta dhe perime në Shqipëri ndërkohë që vetëm 37 për qind e fëmijëve 0-5 muajsh ushqehen me gji. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar që prej vitit 2005.

Në raportin e fundit të UNICEF del në pah se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në objektivat për 2030 për ushqyerjen me gji.

Në rang botëror mesatarja globale e ushqyerjes ekskluzivisht me gji për foshnjat deri 5 muajsh është 48% dhe 35% është niveli mesatar në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore.

Në krahasim me vendet ballkanike, Shqipëria është një ndër vendet e para me nivelin më të lartë.

Ndërkohë që për Greqinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna, në Serbi niveli i gji dhënies arrin në 24 për qind, në Maqedoninë e Veriut rezulton 28 për qind dhe në Malin e Zi 20 për qind.

Gjithashtu për ushqyerjen me gji të fëmijëve të grupmoshës nga 12 deri 23 muaj, rezulton se në Shqipëri vetëm 43 për qind e tyre vazhdojnë të ushqehen me gji, më pak sesa mesatarja globale që është 63%.

Përpos mungesës së konsumimit të frutave dhe perimeve, 27 për qind e fëmijëve nga 6 muajsh deri në 23 muajsh marrin një dietë minimale të pranueshme

Pozitive është fakti se 89% e foshnjave fillojnë ushqimin me ushqime të ngurta në kohën e duhur dhe 69% konsumojnë mish apo vezë, por diversiteti ushqimor mbeten sfidë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë