Gazeta Si – Fillimi i vështirë i sezonit nga Interi ka penguar ingranimin e mesfushorit shqiptar në skuadër. Megjithatë, vlerësimi i trajnerit Inzagi për të mbetet i madh.
Nëse nuk do të kishte luajtur ato 6 minuta në Champions ndaj Viktoria Plzen, Kristjan Asllani do kishte sot një rekord negativ. Do të ishte interisti me më pak minuta të luajtura. Deri tani ai ka luajtur në total 29 minuta. Shumë pak për dikë që në verë dukej i destinuar për lançimin drejt lavdisë.

Me ato pak minuta në Çeki Asllani ka kaluar Belanovën, të vetmin që ka më pak minuta se ai, 24 në total. Dy lojtarët janë të vetmit për momentin jashtë ‘turnover’-it të trajnerit, që synon të shtojë konkurrencën e brendshme për të përmirësuar rezultatet e skuadrës.
Por më shumë se ish-lojtari i Kaljarit, zhurmë bën hapësira e paktë e 20-vjeçarit shqiptar tek Interi. Pritja e tij është shumë më e gjatë nga sa ishte menduar.
Nëse një tifoz pyet se ku ka përfunduar talenti Asllani, mesfushori kuqezi duket më pak i shqetësuar. ‘Do të vijë momenti’, – ka thënë ai vazhdimisht kohët e fundit. Ai di mjaft mirë t’i kontrollojë emocionet.
Ai është në drejtimin e duhur dhe ka vullnet për ta ‘kafshuar’ topin. Normale për një 20-vjeçar të ardhur tek Interi me shumë bujë. Një sjellje që u ka pëlqyer të gjithëve, që nga Inzagi e deri te drejtuesit. Në çdo stërvitje ai jep maksimumin.

Ka besim të palëkundur për të ardhmen. Nëse Interi nuk do të ishte nisur kaq keq, me humbjet me Lacion, Milanin dhe Bajernin, minutazhi i Asllanit do të ishte më i madh. Do të ishte më e rrezikshme që lojtari të ‘digjej’, ndërsa skuadra kërkon të gjejë ritmin. Kjo edhe për faktin se roli i Brozoviçit është më delikati.
Inzagi vazhdon ta shohë Kristjan Asllanin aty, në atë pozicion strategjik, si pasardhës të kroatit. Ai e di shumë mirë se sa polivalent është shqiptari. Tani është e rëndësishme ta dalë në dritë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




