Nedim Bajrami i Shqipërisë ka shënuar golin më të shpejtë në Euro pas 23 sekondash.
Mediat e huaja shkruajnë se me golin e avantazhit Bajrami ka thyer rekirdin e golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat evropian.
Bajrami la pas rekordin e mëparshëm të Euros për golin më të shpejtë prej 67 sekondash nga Dmitri Kirichenko i Rusisë kundër Greqisë në 2004.
Bajrami, i cili luan në Itali për Sassuolo-n, goditi portën në ndeshjen e Grupit B kundër kampionëve në fuqi.
Megjithatë, Italia u përgjigj shpejt për të barazuar me Bastoni në minutën e 11-të para se Nicolo Barella të kalonte në avantazh Azzurrit në minutën e 16-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.