Ka ndodhur

Veshjet me logo false, arrestohet turku dhe djali i ish-kandidatit demokrat

Gazeta Si – Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për magazinën e ngritur në fshatin Brar të Tiranës, ku stampoheshin me logo false veshje të kontrabanduara. 

Një ditë pas zbulimit të magazinave ku stampoheshin me logo false një sërë veshjesh, ka rënë në pranga turku Ozkan Sulun dhe Lindion Haka, djali i ish-kandidatit të PD-së, Luan Haka.

Në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, u arrestuan më 3 qershor, katër persona. Mes tyre, edhe Luan Haka, i cili bashkë me të birin, administronte një nga magazinat në fshatin Brrar të Tiranës.

“Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara. I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi”, thotë Policia.

Janë sekuestruar një sasi e madhe veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Këtë veprimtari të paligjshme e drejtonte 46 vjeçari turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë