Mode

Veshjet e përdorura janë ‘luksi i ri’

Me nisjen e javës së Modës në Londër, vërehet një rritje e veshjeve “vintage”, pra të vjetra.

Kur Bella Hadid veshi një fustan të bardhë Gucci në festivalin e Kanës në 2022-shit, u sigurua që fustani të kishte më shumë vite se ajo vetë. stiluar ga Tom Ford, gjatë viteve të tij të arta në shtëpinë italiane të Modës, fustani me krahë të gjatë debutoi në pasarelën e vitit 1996 në Milano, 10 muaj para se Bella të lindte.

“Nuk është gjithmonë se çfarë është më e re, ndonjëherë është më e vjetra”, thotë Samina Virk, drejtuese e Vestiaire Collective, që shet veshje të “dashuruara më parë”, një term që veshjet e përdorura.

“E vjetra është bërë një tregues i luksit dhe statusit tashmë”, thotë Virk duke shtuar se në dyqanet e saj ka një rritje të kërkesës për veshjet “në arkivë” të Gucci-t, Prada-s, MiuMiu-t dhe Saint Laurent. “Në arkivë” është një term jozyrtar i modës që nënkuptonveshje më të vjetra se 10 vite dhe të famshme.

Fakti që këto veshje janë dashuruar më parë i jep klientëve një Pazar shumë të mirë. Ato shiten 50-70% më pak se ccmimi fillestar, por i bën dhe planetit mirë. 

“Kur blen një produkt të përdorur, zgjeron ciklin e jetës së tij me 2.2 vite, që do të thotë se do të zgjasë dhe prodhimi i rrobave të reja”, thotë Virk teksa thekson se Pazar i gjërave të vjetra është emocionues për të apasionuarit e modës. 

Para se të gëzoheni, çmimet e të përdorurave janë më të lira se veshja fillestare, por nuk do të thotë se ato kushtojnë pak. Syzet e diellit MiuMiu kushtojnë rreth 330 dollarë p.sh.

Virkin thotë se në dyqanin e saj janë mbi 100 punonjës profesionistë, dikur pjesë e firmave prestigjioze, që i njohin mirë produktet origjinale. “Nëse ne nuk e besojmë që është origjinale nuk e shesim”./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë