Max Verstappen arriti fitoren e 4 rradhazi në Imola, gara e 7 në kalendarin e këtij sezoni. Kjo ishte fitorja e 65 në karrierën e holandezit që fitoi të dytën pas asaj në Japoni për vitin 2025. Podiumi u plotësua nga Lando Norris dhe Oscar Piastri në bordin e Mclaren. Suksesi i kampionit holandez nisi nga një parakalim i zgjuar në xhiron e parë. Verstappen la pas rivalin e McLaren, Oscar Piastri në tentativën e parakalimit nga jashtë kur vendosi makinën mbi bordurë dhe prej aty kontrollogjithçka deri në fund.

Diçka më shumë se 10 xhiro nga fundi, “safety car” afroi edhe një herë Piastri-n dhe Norris me Verstappen. Rifillimi i garës i dha mundësi holandezit të shkëputej ndërsa me goma më të freskëta, Norris luftoi për 3 xhiro deri sa parakaloi shokun e skuadrës Piastri për tu renditur në vendin e dytë. Ky sukses i Verstappen i jep mundësi Norris të reduktojë në 13 pikë distancën me Piastri-n dhe e vendos holandezin në kuotën e 9 pikëve pas Norris. Lewis Hamilton përfitoi nga strategjia me goma të forta dhe dy “safety car” për tu ngjitur nga vendi i 12 në të 4.

Britaniku në fund la pas dhe shokun te “Scuderia”, Charles Leclerc. McLaren ka probleme strategjie pasi e futi Piastri-n më herët në bokse duke bërë që ai të humbasë kohë ndaj Verstappen. Vendim që i dha mundësi kampionit në fuqi të shkëputej 10 sekonda në kryesim ndaj Norris që nuk mund të bënte dot asgjë ndaj rivalit të Red Bull. Një “virtual safety car” në mes të garës, i lehtësoi më shumë jetën Verstappen që në bordin e Red Bull nuk e humbi kontrollin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.