Motosport

Verstappen mundi Norris dhe Piastri-n për ‘pole position’ në ‘Italian GP’

Nga Gazeta Si – Provat zyrtare në Monza përfunduan me triumfin e Red Bull dhe Max Verstappen mbi binomin e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri në “pole position”.

Holandezi i Red Bull, Max Verstappen realizoi xhiron më të shpejtë në historinë e F1 për të vendosur “pole position” në “Italian Grand Prix”, përpara rivalëve të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Pas asaj çka ndodhi një sezon më parë në “Tempullin e Shpejtësisë”, Verstappen dhe Red Bull ishin më kompetitivë sot, duke thyer për një mesditë të vetme supremacinë e  McLaren.

Verstappen vendosi kohën e parë të shpejtë në sesionin e tretë që u thye nga Norris, por luftoi deri në fund duke e ndalur kronometrin në 1’ 18”792 për vendin e parë me një diferencë prej 0.077”.

Rradha e nisjes në Monza

Shpejtësia e holandezit ishte 264.682 km/h. Piastri erdhi pas 0.190” në vendin e tretë, i ndjekur nga rivalët e  Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.

Mirëpo 7 herë Kampioni i Botës do të niset 5 vende më poshtë pas penalitetit që mori në garën e fundit.

Mercedes përdori një strategji të ndryshme dhe George Russell u rendit në vendin e 6 përpara vendasit Kimi Antonelli.

Gabriel Bortoleto ishte një nga yjet e së shtunës duke e vendosur Kick Sauber në rradhën e 4 të nisjes.

Një trajektore pozitive nën drejtimin e Jonathan Wheatleyt.

Fernando Alonso (Aston Martin) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull) kompletuan “top 10”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë