Motosport

Verstappen i mohon ‘pole position’ Sainz në Azerbajxhan

Nga Gazeta Si – Piloti i Red Bull, Max Verstappen, siguroi një tjetër “pole position” pas një sesioni kualifikues emocionues që u ndikua nga një rekord i Formula 1 prej gjashtë flamujsh të kuq, ku i fundit pati pasoja të mëdha në renditjen përfundimtare.

Carlos Sainz, Liam Lawson dhe Isack Hadjar kishin vendosur kohën e tyre në sesionin e 3, kur filloit shiu.

Por Charles Leclerc (Ferrari) goditi barrierën në kthesën 15, duke shkaktuar një flamur të kuq që i ndaloi të tjerët të përfundonin xhirot e tyre.

Kur sesioni rifilloi, Lando Norris dhe Verstappen po vendosnin kohë më të shpejta në sektorë, por në mënyrë dramatike, Oscar Piastri goditi barrierën në kthesën 3, duke shkaktuar një tjetër ndalesë me më pak se katër minuta të mbetura.

Me ndezjen e dritës jeshile, kushtet e pistës ishin larg idealeve dhe pilotët u përpoqën të gjenin ritmin e duhur.

Verstappen, Sainz dhe Lawson

Verstappen vendosi një kohë prej 1’41”117 duke i mohuar Sainz “pole position”-in me më pak se gjysmë sekonde.

Lawson përmirësoi kohën e tij në xhiron e dytë, duke mbajtur vendin e tretë përpara makinave të Mercedes-it, drejtuar nga Kimi Antonelli dhe George Russell, si dhe makinës së dytë të Red Bull-it, Yuki Tsunoda.

Norris nuk arriti të përfitonte nga gabimi vendimtar i shokut të tij të skuadrës, duke bërë një xhiro të çrregullt që e la atë në vendin e shtatë, përpara Hadjar, Piastri dhe Leclerc.

Pavarësisht një paraqitjeje mbresëlënëse gjatë Provave të Lira, Lewis Hamilton u eliminua në sesionin e 2 pasi nuk arriti të plotësonte një xhiro të mirë, duke e lënë atë në vendin e 12-të, prapa Aston Martin-it të Fernando Alonsos.

Ky ishte i 1-ri “pole position” për Verstappen në Baku dhe i 6 këtë sezon në Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë