Motosport

Verstappen fitoi, McLaren skualifikohet

Nga Gazeta Si – Kampioni i Botës në fuqi arriti fitoren e 8 në SHBA, mëngjesin e sotëm.

E dyta në Las Vegas pas 4 fitoreve në Austin dhe 2 në Miami.

Impresionuese e fitorja e holandezit në garën prej 50 xhirosh, ku ai mori kryesimin pak metra pas startit.

Ishte një gabim i Norris që frenoi më vonë duke humbur trajektoren në kthesë dhe favorizuar kampionin e Red Bull.

Duel britanik për vendin e dytë mes Norris dhe Russell që në Las Vegas zhvilluan garën e 150 në F1.

Në përfundim të garës, ishte piloti i Mclaren që u rendit përpara kolegut të Mercedes.

Por një thyrje rregullash për veshjen e shasisë (më e trashë se 9mm) skualifikoi makinat Mclaren që vendet 2 dhe 4.

Në këto kushte, rikonfigurimi i podiumit sheh dy makinat Mercedes në vendet 2 (Russell) dhe 3 (Antonelli).

Pavarësisht se u ngjit në vendin e 8, Hamilton konfirmoi problemet e mëdha te Ferrari.

“Pavarêsisht përpjekjeve të mia, këtu gjithçka përkeqësohet” – tha 7 herë kampioni i Botës për “Scuderia-n”.

Pas skualifikimit që pësoi Mclaren, klasifikimi i plotëve i la 3 vendet e para brenda 24 pikëve.

Ndësa deri në fund janë në dispozicion edhe 58 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë