Motosport

Verstappen dominoi “Japanese GP” përpara Norris dhe Piastri-t

Kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen arriti fitoren e parë të 2025 me një paraqitje mjeshtërore në “Japanese Grand Prix”. Ai la pas binomin e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri-n për triumfin e 4 rradhazi në cirkuitin e Suzuka-s. Pas startit të fortë nga pole position, Verstappen ruajti kryesimin në xhirot e para deri në hyrjen në bokse. Dalja prej tyre ishte një dramë më vetë kur holandezi disi i ngadaltë detyroi Norris të spostohej mbi bar ndërsa Verstappen qëndroi në krye.

Beteja vazhdoi deri në 10 xhirot e fundit kur Piastri iu afrua Norris i cili rriti shpejtësinë por jo mjaftueshëm për të kapur Verstappen që siguroi fitoren e 64 në karrierë. Vendi i 2 që u pretendua nga australiani shkoi për Norris dhe  Piastri në vendin e 3 në ditëlindjen e 24. Charles Leclerc dhe Ferrari ndjekin podiumin përpara binomit të Mercedes, George Russell-Kimi Antonelli. Italiani madje kryesoi për disa kilometra në fazën e pit stop. Lewis Hamilton shtoi një vend të 7 për Scuderia-n përpara debutuesit Isack Hadjar që mori pikët e para të sezonit për Racing Bulls. Alex Albon dhe Williams lanë pas Haas të Ollie Bearman që mori pikën e fundit në vendin e 10.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë