Motosport

Vershtapen triumfon mes shiut në Holandë, barazon rekordin e Fetel për fitoret radhazi

Gazeta Si – Zot në shtëpinë e tij, ashtu si dhe dy vitet e fundit. Maks Vershtapen nuk mund të gabonte në Çmimin e Madh të Holandës, përpara mijëra fansave portokalli. Kampioni në fuqi kaloi i pari finishin në një garë që zgjati dy orë e gjysmë për shkak të ndërprerjes nga shiu i fortë.

Ishte fitorja e 9-të në seri për pilotin e Red Bull-it, që ka barazuar kështu rekordin e gjermanit Sebastian Fetel për sa u takon fitoreve radhazi.

Vershtapen gjate gares. Gazeta Si, 27 gusht 2023

Në vend të dytë të garës së 13-të të Botërorit 2023, e para pas rikthimit nga pushimet, ka dalë eksperti Fernando Alonso me Aston Martin, ndërkohë që podi është plotësuar me Pierr Galsin të Alpine. Sharl Leklerk u tërhoq, kurse piloti tjetër i Ferrarit, Karlos Sainz, zuri vendin e 5-të, për shkak edhe të një penaliteti për kalimin e shpejtësisë në bokse.

Për Leklerk ishte një garë makthi, fillimisht pas një kontakti me Piastrin dhe më pas me një pit stop që linte për të dëshiruar dhe që i kushtoi francezit disa sekonda. Ljuis Hemilton u rendit në vendin e 6-të. Kanë plotësuar 10-shen e parë Norris, Albon, Piastri dhe Okon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë