Gazeta Si – Maks Vershtapen ka shijuar suksesin e radhës në Australi, në fund të një gare të çmendur, me shumë incidente. “Nisja nuk ishte ajo e duhura, por ritmi i makinës ishte i shpejtë dhe kjo u pa menjëherë.
Flamujt e kuq? Ndoshta herën e parë qëndronte, ndërsa herën e dytë nuk e kuptova pse. Pastaj ishte gjithçka kaos, por ia dolëm të mbijetojmë. Kishim një ritëm të kënaqshëm dhe fituam. Kjo është më e rëndësishmja, natyrisht”, – ka thënë piloti holandez.
Still not quite over the chaos of Sunday… 🤯#AusGP #F1 pic.twitter.com/i4WBbZNJbu
— Formula 1 (@F1) April 3, 2023
Më pas kampioni në fuqi ka thumbuar Ljuis Hemiltonin për një kontakt në nisje, por pa pasoja për të dy: “U përpoqa ta evitoja kontaktin. Ajo që rregullorja lejon të bësh me një makinë nga jashtë është e qartë, por ndonjëherë kjo nuk respektohet.
Megjithatë, është mirë edhe kështu, kemi ecur përpara. Dalja në bar? I bëra një nder qytetit, e preva unë barin, kështu që nuk kanë më nevojë ta bëjnë këtë punë në atë sektor. Përtej shakasë, pata një bllokim të vogël”, – është shprehur Vershtapen.
Një situatë krejt ndryshe ka kaluar piloti i Ferrarit, Karlos Sainz. Ai ishte shumë i nervozuar pas garës, që e mbylli në vend të 12-të pas penalitetit me 5 sekonda nga komisarët për një kontakt me Alonson.
Raw emotions from Carlos Sainz 😩#AusGP #F1 pic.twitter.com/snsErM9nGA
— Formula 1 (@F1) April 2, 2023
“Preferoj të mos flas për penalitetin, – tha piloti i Ferrarit për ‘Sky Sport’. – Nëse do të flisja tani, do ta shprehesha në mënyrën e gabuar. Dua të flas më parë me komisarët, që shpresoj të ndërrojnë mendje. Ndihem sikur më kanë vjedhur diçka dhe nuk dua të shprehem me fjalë të rënda”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



