Gazeta Si – Titulli i dytë në karrierë. Maks Vershtapen superior në pistën e lagësht të Suzukas. Piloti holandez ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë dhe është shpallur kampion bote për herë të dytë radhazi.
MAX VERSTAPPEN
— Formula 1 (@F1) October 9, 2022
TWO-TIME WORLD CHAMPION!!!#2TheMax #F1 pic.twitter.com/eOlI6B6un1
Gara që i dhuroi titullin Vershtapenit ishte e mbushur me episode. Tre xhiro u bënë në pistën e përmbytur nga uji, çka i kushtoi tërheqjen Karlos Sainz.
Gara-sprint prej 40 minutash u dominua totalisht nga holandezi i Red Bull-it, i paarritshëm nga Perez dhe Leklerk, të cilët e mbyllën në vend të dytë dhe të tretë. Francezi humbi shkallën e dytë të podit, sepse bëri një gabim në xhiron e fundit, kur gjendej para meksikanit.
Vendi i katërt për Esteban Okon, i cili u mbrojt mirë për gjysmën e garës nga sulmet e Ljuis Hemilton. Në garën e tij të fundit në Suzuka, Sebastian Fetel ishte i pari që kaloi nga gomat për lagështirë te të mesmet dhe e mbylli në vend të 6-të.
Turning it right up to the max 🔊
— Formula 1 (@F1) October 9, 2022
Congratulations @Max33Verstappen on taking it to another level this season 🙌 Time to get the party started! 🥳#2TheMax #F1 pic.twitter.com/Hv3cRUQRQ0
Drejtuesit e garës vendosën për nisjen e saj pavarësisht kushteve të këqija të motit dhe shiut. Leklerk sulmoi holandezin q ënë fillim, por piloti i Red Bull-it ia doli të mbante kryesimin. Sainz humbi vendin e tretë dhe doli nga gara pas pak kthesash.
Piloti i Ferrarit bëri gjithçka vetë, doli nga rruga dhe bëri që të futej në pistë ‘Safety Car’. Flamur i kuq në xhiron e tretë dhe të gjithë në bokse. Pas nisjes nga bokset, Gasli goditi një tabelë publicitare që u hodh në pistë nga Saniz gjatë daljes.
Francezi mbeti i bllokuar në makinën e tij dhe shpërtheu ndaj drejtuesve të garës në radio për praninë e një traktori në pistë, në vendin e incidentit të Sainz. Por ai përfundoi nën hetim, sepse kaloi shpejtësinë në atë pikë me flamur të kuq.
Gara rinisi 2 orë e çerek me vonesë. Hemilton, Okon, Perez dhe Leklerk kosntatuan kushte më të mira në pistë, por shikueshmëria ishte ende kritike. Pas dy xhirosh, ‘Safety’ fiku dritat dhe ia lë vendin 40 xhirove të mbetura të garës.
Vershtapen nisi shkëputjen me një ritëm të pakapshëm. Leklerk u fut në krizë dhe përfundoi në shënjestrën e Perez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




