Motosport

Vershtapen shënjestron rekordin e radhës, kërkon të zbresë nga froni Mikael Shumaker

Gazeta Si – Me fitoren në Hungari, piloti holandez e ka çuar në 110 pikë avantazhin nga vendi i dytë, shoku i skuadrës Perez. Me këtë ritëm ai mund të thyejë rekordin e Mikael Shumakerit, i cili në 2002-shin e fitoi titullin 6 gara para fundit të Botërorit.

Vershtapen ishte një fëmijë i vogël kur takoi për herë të parë Mikael Shumakerin. Atëherë atë e mbante përdore babai Jos, pilot i Benetonit dhe shok skuadre me Shumakerin. Bënin pushimet bashkë me familjet dhe Maksi i vogël luante me Mik, djalin e kampionit gjerman.

Makina e kohës ka ecur shpejt, ashtu si makinat nëpër gara. Dhe sot Vershtapen po ‘djeg’ të gjitha rekordet e Formula 1. Objektivi i radhës është që të thyejë rekordin e mitit Shumaker. Janë ende 11 gara, jemi në mes të kampionatit, por me këtë ritëm holandezi mund ta fitojë titullin e 3-të para mbylljes së tij. Mund të barazojë rekordin e Shumakerit, që në 2002-in i mbylli llogaritë në Magny Cours 6 gara para fundit.

Botërorët e fituar me më shumë gara para kohe
Mikael Shumaker 2002 Ferrari 6 gara nga fundi
Najxhëll Mansell 1992 Uilliams 5 gara nga fundi
Mikael Shumaker 2004 Ferrari 4 gara nga fundi
Mikael Shumaker 2001 Ferrari 4 gara nga fundi
Sebastian Fetel 2011 Red Bull 4 gara nga fundi
Maks Vershtapen 2022 Red Bull 4 gara nga fundi

Vitin e kaluar Vershtapen e fitoi titullin 4 gara para fundit, siç ka bërë Shumaker në 2001-shin dhe 2004-ën me Ferrarin e epokës së artë. Po kështu ka bërë edhe Sebastian Fetel me Red Bull-in në 2011-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë