Motosport

Vershtapen sarkastik për garën Sprint: Shumë e bukur! Hemilton do vendin e dytë

Gazeta Si – Kampioni në fuqi i botës ka folur në prag të garës së Brazilit. Hemilton ndërkohë sfidon Ferrarin: Duam vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve.

Gara e radhës e Formula 1 zhvillohet në Brazil, ku Maks Vershtapen prezantohet si kampion bote. Titulli i fituar nuk ia heq holandezit dëshirën për të luftuar, si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. Në Brazil do të zhvillohet edhe gara Sprint, një format që nuk i pëlqen kampionit, ndaj dhe ka folur në mënyrë ironike në konferencë shtypi.

"Janë gara shumë ta bukura, jam totalisht pro tyre. Ndoshta fitoj. Kemi disa ide, por vetëm një sesion provash të lira për t’i vënë në praktikë. Këtu degradimi është shumë afër dhe me kthesat me shpejtësi të ulët është normale të kesh pak presion. Po mësoj shumë me kalimin e sezoneve dhe garave të veçanta. Jo gjithçka shkon gjithmonë në perfeksion”, - tha Vershtapen.

Ljuis Hemilton ndërkohë është i përqendruar te dueli në distancë me Ferrarin për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve: "Do të bëjmë gjithçka për të luftuar deri në fund për të dalë para tyre. Do të jenë të shpejtë, ashtu si Red Bull".

Edhe anglezi ka folur për garën Sprint dhe në tërësi për fundjavën e Brazilit: "E shtuna nuk është ideale, por më pëlqen të bëj menjëherë një sesion provash të lira dhe pastaj kualifikueset.

Interlagos? Gjithmonë është një garë speciale për mua, këtu kam fituar për herë të parë. Pritja është e pabesueshme, ashtu si dhe mbështetja. Më kanë pëlqyer gjithmonë ngjyrat e Brazilit, për të mos folur për Senën. Një cirkuit ikonik, i bukur si për xhirot, ashtu edhe për për parakalimet".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë