Motosport

Vershtapen regjistron fitoren e 13-të në Austin, rekord për kampionin e botës

Gazeta Si – Kampioni i botës, Maks Vershtapen, ka arriur në Austin një nga fitoret më të vështira të sezonit. Ai parakaloi Ljuis Hemiltonin 5 xhiro para fundit dhe fitoi garën. Në vend të tretë doli Sharl Leklerk, i cili u nis nga rreshti i 6-të në klasifikim.

Zgjati vetëm një xhiro gara e Karlos Sainz, pasi makina e tij u godit nga Xhorxh Rasëll dhe u detyrua të kthehej në bokse, për ta braktisur pastaj përfundimisht pistën. Vendi i 5-të për Serxhio Perez, që la pas Rasëll, Norris dhe Fernando Alonso, protagonist i një incidenti në mes të garës me Stroll.

Ishte një fitore rekord për Vershtapen, e 13-ta në një vit, që do të thotë se holandezi barazon kështu Shumakerin dhe Fetelin. Po ashtu, me vendin e 4-t të Perez, Red Bull-i ka fituar edhe Botërorin e kontruktorëve.

Për skuadrën austriake ky është titulli 5-të, që vjen pas një fundjave të komplikuar me çështjen e ‘Budget Cap’ dhe “tratativat” komplekse me FIA-n.

Pastaj edhe ndarja nga jeta e Dietrich Mateschitz, themeluesit të skuadrës Red Bull, që natyrisht Vershtapen i dedikoi një nga fitoret më të vështira dhe më të bukura të sezonit, e karakterizuar nga sfida me Hemilton. Ferrari la Austin me vendin e tretë ngushëllues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë