Gazeta Si – Një fitore për t’u duartrokitur për kampionin në fuqi të botës, Maks Vershtapen. Holandezi u nis nga vendi i 14-të dhe menjëherë aktivizoi turbon për ta mbyllur në shkallën më të lartë të podit garën e Belgjikës.
Maks Vershtapen nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin. Ai ia doli të triumfojë edhe në garën e 14-të të Botërorit, duke u konfirmuar lider i tij. Vershtapen e kaloi finishin para shokut të skuadrës Serxhio Perez dhe Ferrarit të Karlos Sainz.
The points scorers in Spa! 👏#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/2Rbo01XFXK
— Formula 1 (@F1) August 28, 2022
Rikuperoi mjaft pozicione edhe Sharl Leklerk. Francezi u nis nga vendi i 15-të, pas Vershtapen, pasi ndërroi ‘power unit’, por nuk shkoi më shumë se vendi i 6-të në pistën e Spa.
Për shkak të një penaliteti, Leklerk e përfundoi garën pas Mercedesit të Xhorxh Rasëll dhe Alpine të Fernando Alonsos. Ljuis Hemilton tentoi një parakalim ndaj Alonsos që në fillim të garës, por e pa veten të fluturonte me makinë sipër tij dhe gara e anglezit përfundoi aty. Nuk e kurseu aspak piloti spanjoll, i cili quajti idiot për veprimin që bëri.

Botas nuk mundi ta festonte ditëlindjen me pikë në këtë garë. Ai doli jashtë që pas xhiros së dytë pas një kontakti me makinën e Latifit.
LAP 35/44
— Formula 1 (@F1) August 28, 2022
Gasly ⚔️ Vettel ⚔️ Ocon 🍿#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/CZxOTNeO6Y
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




