Gazeta Si – Ja ku vjen edhe ‘pole position’ numër 22 në karrierë dhe i 3-ti radhazi për Maks Vershtapen. Kampioni në fuqi ka dominuar të tria fazat e kualifikueseve. Me kohën 1 minutë, 16 sekonda e 732 të mijëtat ai ka fituar të drejtën të niset i pari në garën e Australisë.
Present Max Verstappen with his @pirellisport Pole Position Award?
— Formula 1 (@F1) April 1, 2023
Challenge accepted!#AusGP @celestebarber_ pic.twitter.com/n8bQbpzExZ
Më pas vijnë dy makinat Mercedes, Xhorxh Rasëll (+0.236) dhe Ljuis Hemilton (+0.372). Një surprizë e vërtetë paraqitja e Mercedesit, që duket se po e merr veten pas atij fillimi shumë të vështirë.
Fernando Alonso mbyll rreshtin e dytë në nisje me Aston Martin (+0.407). Vetëm vend i 5-të për Ferrarin me Karlos Sainz, me një diferencë prej 538 të mijëtat nga vendi i parë. Ka zhgënjyer Ferrari në kualifikuese, pasi Sharl Leklerk nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të (+0.632), pas Aston Martin tjetër të Lens Stroll. Piloti francez është dukur shumë nervoz pas mbylljes së ‘pole position’.
Tasty starting grid 😋#AusGP #F1 pic.twitter.com/LOSz7ucTuj
— Formula 1 (@F1) April 1, 2023
Në 10-shen më të mirë të kualifikueseve është futur edhe Aleksander Albon me Uilliams, Pierr Gasli me Alpine dhe Niko Hulkenberg me Has. Do të niset nga rreshti i fundit piloti tjetër i Red Bull-it, Serxhio Perez, i cili doli jashtë piste në fazën e parë të kualifikueseve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



