Motosport

Vershtapen nuk fal asgjë, fiton garën Sprint të Spa. Ferrari penalizohet nga trafiku

Gazeta Si – Ritëm i jashtëzakonshëm nga kampioni i botës. Maks Vershtapen vazhdon sezonin e tij prej ‘kanibali’, duke fituar edhe garën Sprint të Belgjikës. Në Spa, në mini-garën prej 100 kilometrash, të reduktuar nga 15 në 11 xhiro për shkak të shiut, holandezi kaloi finishin para MekLarenit të Oskar Piastrit, i cili ëndërroi goditjen e madhe.

Piloti australian, që zëvendësoi gomat e lagështirës me ato të mesme, nuk ia doli të rezistonte gjatë ndaj sulmit të kampionit në fuqi. Vershtapen shfrytëzoi nisjen e dytë, pas përplasjes së Alonsos, dhe fitoi garën. Podi është kompletuar nga Alpine e Gaslit. Hemilton u penalizua dhe i la vendin e 4-t Karlos Sainzit, i ndjekur nga Sharl Leklerk.

Shumë shi dhe pritshmëri të mëdha, por i njëjti rezultat për F.1 në Belgjikë, me Vershtapen pa rivalë edhe në garën Sprint, ashtu si në Botëror. Gara zgjati më shumë nga sa parashikohej, mes nisjesh të vonuara dhe plot 5 xhirosh formatimi pas ‘Safety Car’. Holandezi mori më të mirën, falë eksperiencës dhe potencës së jashtëzakonshme të Red Bull-it.

Podi i parë, edhe pse ‘mini’, për australianin Piastri, i ndjekur nga Gasli. Ferrari është penalizuar nga trafiku në këtë garë. Sainz dhe Leklerk zunë vendin e 5-të dhe të 6-të, por më pas fituan nga një pozicion për shkak të penalizimit të Hemilton për një kontakt me Perez.

Dy makinat Ferrari e mbyllën përpara MekLarenit të Norris, kurse Hemilton zuri vendin e 7-të, përpara shokut të skuadrës Xhorxh Rasëll. Jashtë zonës së pikëve Okon, që u rendit në vend të 9-të, përpara Riçardo dhe Stroll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë