Mbështetja e fuqishme e tifozëve portokalli që kishin ardhur në pistën e Spa në Belgjikë e bëri efektin, i pari në garën e nesërme do të niset Maks Vershtapen. Një “pole position” shumë i bukur i holandezit të Red Bull-it, që kaloi në momentin e fundit një Xhorxh Rasell të jashtëzakonshëm me makinën Uilliams. Hemilton niset i treti.

Gjatë provave pati momente frike për pilotin e MekLaren, Lando Norris. Makina e pilotit britanik u përplas me barrierat dhe murin, me shpejtësi 300 km në orë. Norris humbi kontrollin e makinës te “Eau Rouge”. Për fat të mirë, makina e shkatërruar u rikthye ne pistë dhe nisi të rrotullohej rreth vetes. Anglezi doli me këmbët e veta dhe pas kontrolleve të para mjekësore ka rezultuar se ka dëmtuar brrylin.
Një gabim që erdhi për shkak të terrenit të lagësht. Shiu rifilloi para sesionit të tretë të kualifikueseve, që u ndërpre 9 minuta para fundit, pasi punëtorët duhej të lëviznin MekLarenin e Norris. Ky session rifilloi pas 40 minutash.
Renditja pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Belgjikës:
- Verstappen (Red Bull) 1’59”765
- Russell (Williams) 2’00”086
- Hamilton (Mercedes) 2’00”099
- Riçiardo (McLaren) 2’00”864
- Vettel (Aston Martin) 2’00”935
- Gasly (AlphaTauri) 2’01”164
- Perez 8Red Bull) 2’02”112
- Bottas (Mercedes) 2’02”502
- Ocon (Alpine) 2’03”513
- Norris (McLaren) s.t.
- Leclerc (Ferrari) 1’57”721
- Latifi (Williams) 1’58”056
- Sainz (Ferrari) 1’58”137
- Alonso (Alpine) 1’58”205
- Stroll (Aston Martin) 1’58”231
- Giovinazzi (Alfa Romeo) 2’02”306 17. Tsunoda (AlphaTauri) 2’02”413
- Schumacher (Haas) 2’03”973
- Raikkonen (Alfa Romeo) 2’04”452 20. Mazepin (Haas) 2’04”939
Shënim: Botas dhe Stroll janë penalizuar me 5 pozicione dhe do të nisen respektivisht nga vendi i 13-të dhe 20-të
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




