Gazeta Si – Dy fitore në dy gara për Maks Vershtapen në shtëpinë e tij. Por këtë herë, në asfaltin mik të Zandvort, kampionit të botës i është dashur të djersijë shumë për të fituar sfidën me Mercedesët, pjesërisht të kushtëzuar nga ‘Safety Cars’ të vërteta dhe virtuale.
Vendi i dytë për Xhorxh Rasëll dhe vendi i tretë ngushëllues për Sharl Leklerk. Ferrari bëri disa gabime në këtë garë, që solli vendin e 8-të për Karlos Sainz. Para tij e kaluan finishin Hemilton, Perez, Alonso dhe Norris.
The top 10 finishers 👀#DutchGP #F1 pic.twitter.com/sOsOHDYiYA
— Formula 1 (@F1) September 4, 2022
Nisje e mirë për Vershtapen, i cili, pas ndezjes së semaforëve i mbylli portën ferraristit. Një kontakt i lehtë mes Mercedesit të Hemiltonit dhe Ferrarit të Sainz.
Vershtapen e komandoi garën në përgjithësi. Sulmi final i tij ishte në xhiron e 60-të, kur parakaloi Hemiltonin dhe rimori kryesimin.
Kampioni i botës triumfoi para publikut holandez, që ngjate si një det portokalli. Ai arriti fitoren e 10-të sezonale dhe të 30-ën në karrierë.
After 15 rounds… #DutchGP #F1 pic.twitter.com/aZ2K7nWAfU
— Formula 1 (@F1) September 4, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




