Gazeta Si – Ftorja e 7-të radhazi (e 9-ta në 11 gara këtë vit) për Maks Vershtapen, i cili kaloi Hemiltonin në fillim dhe dominoi Çmimin e Madh të Hungarisë. Në pod bashkë me holandezin u ngjit Lando Norris që zuri vendin e dytë, duke i mohuar dopietën Red Bull-it, pasi Serxhio Perez ka rigjetur veten dhe ka zënë vendin e 3-të.
Ljuis Hemilton hodhi në erë shanset e tij me një nisje nga semafori pak brilante. Anglezi e mbylli në vend të 4-t, para MekLarenit të Oskar Piastrit dhe shokut të skuadrës te Mercedesi, Xhorxh Rasëll. Dy makinat Ferrari zunë vendin e 7-të dhe të 8-të, duke zhgënjyer sërish.
The points scorers at the Hungaroring 👀#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/1967g1AXcO
— Formula 1 (@F1) July 23, 2023
Vershtapen dhe Red Bull u shfaqën të pathyeshëm edhe në Budapest, ku skuadra kampione bote rigjeti Perezin, ndërsa Formula 1 MekLaren e kohëve të vjetra, me vendin e 2-të radhazi të Norris dhe të 5-tin me Piastrin, që po rritet vazhdimisht.
Ka zhgënjyer shumë Ferrari. Në Budapest duhej të ishte nje etapë në favor të SF-23, por nuk mund të shkosh askund, nëse paraqitja kushtëzohet nga drejtimi dhe forca e erës. Nuk ndihmoi as një pit stop joperfekt dhe penaliteti ndaj Leklerk, për kalim shpejtësie në pit lane.
A magnificent seventh victory in a row for @Max33Verstappen
— Formula 1 (@F1) July 23, 2023
🇺🇸🏆
🇲🇨🏆
🇪🇸🏆
🇨🇦🏆
🇦🇹🏆
🇬🇧🏆
🇭🇺🏆#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/IilXCW6Os7
Më keq se Ferrari në këtë garë kanë bërë makinat Aston Martin, që kanë mbyllur 10-shen: vendi i 9-të për Fernando Alonson, i 10-ti për Lens Stroll. Alonso ruan tashmë vetëm 6 pikë avantazh ndaj Hemilton (139 ndaj 133) në një klasifikim të udhëhequr nga Vershtapen, pas tij Perez (281-171).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



