Gazeta Si – Maks Vershtapen ‘dogji’ Lando Norris në startin e garës Sprint të San Paolos dhe më pas ‘lundroi’ i qetë drejt fitores së radhës në sezonin e tij triumfues. Kampioni në fuqi e fitoi garën praktikisht që në semafor.

Holandezi la pas pilotin anglez të MekLarenit, i cili kishte arritur ‘pole position’ pak orë më parë. Në shkallën e 3-të të podit u ngjit Serxhio Perez, që pas sulmit të dy makinave Mercedes në fillim, bëri mirë në xhirot qendrore të garës dhe kaloi finishin para Xhorxh Rasëll.
Garë me pak shkëndija dhe lavdi për Ferrarin, i penalizuar nga zgjjedhja (e gomave mbi të gjitha) për të synuar Çmimin e Madh, duke sakrifikuar garën Sprint. Vetëm në fund Leklerk arriti të kapte vendin e 5-të para Ljuis Hemilton, në vështirësi me gomat, ndoshta më shumë se Ferrari.
Piloti anglez, 7 herë kampion bote, e mbylli në vend të 7-të, pas edhe Yuki Tsunoda. Vendi i 8-të dhe pika e fundit për një Karlos Sainz të fikur, kurse Daniel Riçardo fitoi duelin për vendin e 9-të me Oskar Piastrin.
SPRINT POINTS
— Formula 1 (@F1) November 4, 2023
Every one of our points-scorers moved around during that race! A fabulous final Sprint of the season 😍#BrazilGP #F1Sprint pic.twitter.com/h0Y7SEeEHx
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.