Motosport

Vershtapen dominon në Silverston, shpërthen Leklerk: E pamundur të parakalosh!

Gazeta Si – Kampioni i botës dominoi edhe garën e fundit në Silverston. Ishte fitorja e 8-të në 10 gara të këtij sezoni për pilotin holandez. Në vend të dytë doli Lando Norris i MekLarenit, ndërsa vendin e tretë e zuri 7 herë kampioni i botës, Ljuis Hemilton.

Maks Vershtapen nuk ka rivalë dhe po shkon i pashqetësuar drejt titullit të radhës, ndërsa Red Bull-i pas dy javësh mund të barazojë 11 fitoret në 11 gara të MekLarenit të 1988-ës. Numra që flasin qartë për dominimin absolut të Vershtapenit dhe Red Bull-it.

Maks Vershtapen, fitues i gares se Silverston. Gazeta Si, 10 korrik 2023

Zhgënjim i madh te Ferrari dhe veçanërisht për francezin Sharl Leklerk. Ai e ka shprehur hapur pakënaqësinë për makinën, duke theksuar se është e pamundur të bëhet një parakalim.

“Në garë nuk kishte ritëm”, – tha fillimisht Leklerk, i cili zuri vendin e 9-të në Silverston. “U ndalëm pak shpejt, ndoshta ngaqë mendonim se Rasëll do të bënte të kundërtën. E kuptoj, pastaj ishim pa fat Safety Car dhe na parakaluan shumë makina.

Në atë pikë nuk kishte mundësi kalimi. Ishte e pamundur për të bërë një parakalim në fund. Në kompleks kemi vuajtur në kthesat e shpejta dhe kishim pak tranzicion. Zgjedhja e gomave? Ishte e drejtë, kisha një të mesme të re, që ishte më mirë se e buta”.

Renditja e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe
1.Vershtapen (Red Bull)
2.Norris (MekLaren) 3″7
3.Hemilton (Mercedes) 6″7
4.Piastri (MekLaren) 7″7
5.Rasëll (Mercedes) 11″2
6.Perez (Red Bull) 12″8
7.Alonso (Aston Martin) 17″1
8.Albon (Uilliams) 17″8
9.Leklerk (Ferrari) 18″6
10.Sainz (Ferrari) 19″4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë