Motosport

Vershtapen dominon garën kaotike të Australisë, në pod Hemilton dhe Alonso

Gazeta Si – Kampioni në fuqi i botës ka fituar garën e Melburnit, duke kaluar finishin para Ljuis Hemiltonit dhe Fernando Alonsos. Holandezi shkëputet dhe shkon +15 pikë nga Red Bull-i tjetër i Serxhio Perez. Garë makthi për Ferrarin, me Leklerk jashtë që në xhiron e parë dhe Sainz të penalizuar.

Maks Vershtapen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Australisë, duke regjistruar fitoren e dytë sezonale në Botërorin e 2023-shit. Ai ka filluar shkëputejn tashmë në krye të klasifikimit. Në pod edhe Mercedesi me Hemilton dhe Aston Martin me Alonson.

Ishte një garë e karakterizuar nga tre flamuj të kuq dhe nga një finale e çmendur e kaotike. U mbyll pas ‘Safety Car’ dhe me Ferrarin e Sainz që mori një penalitet prej 5 sekondash për shkak të një kontakti me Alonson në momentin e nisjes së tretë.

Piloti spanjoll, që ishte i katërti, rrëshqiti në vend të 12-të. Por katastrofa e Ferrarit kishte nisur që në xhiron e parë të garës. Vazhdon mallkimi për Leklerk, edhe këtë herë jashtë gare, ashtu si në Bahrejn.

Botërori 2023 ka nisur në mënyrën më të keqe për pilotin francez, e cili e mbylli garën e Melburnit në kthesën e tretë. Një rrotullim pas një tentative parakalimi dhe një kontakti me Lens Stroll dhe Ferrari i tij ngeci në zhavorr.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë