Gazeta Si – Tri herë kampioni i botës firmos edhe fitoren e 51-të në karrierë, duke barazuar Alen Prost që në moshën 26-vjeçare. Maks Vershtapen triumfoi në Çmimin e Madh të Meksikës me dy nisje perfekte.
Ishte një garë e ndarë gati ekzaktësisht në mesin e saj, ku u desh të riparoheshin barrierat e dëmtuara nga dalja e Kevin Magnusen. Holandezi kaloi që në start dy makinat Ferrari, që niseshin nga rreshti i parë. Dëme për Leklerk nga një kontakt që në kthesën e parë me idhullin e shtëpisë, Serxho Perez, i cili u detyrua të tërhiqej. Për këtë rast nuk pati asnjë investigim.

Fillimisht Sainz, më pas Leklerk u parakaluan nga Ljuis Hemilton. Shtatë herë kampioni i botës e mbylli garën në vend të dytë, para dy makinave Ferrari, me Leklerk në shkallën e tretë të podit.
Gara u pezullua në xhiron e 35-të nga 71 në total për rivendosjen e barrierave. Në atë moment Vershtapen, Leklerk, Hemilton, Sainz, Riçardo, Piastri, Rasëll, Tsunoda, Hulkenberg dhe Norris ishin në 10-shen e parë. Makinat u rinisën pas 15 minutash dhe holandezi ruajti komandën. U tërhoq Fernando Alonso në fundjavën më të keqe të vitit.
Perez tangles with Leclerc at the start and tumbles out of his home race 💥😖#F1 #MexicoGP pic.twitter.com/UmWI6W03c9
— Formula 1 (@F1) October 29, 2023
Norris i mori me forcë vendin e 6-të Riçardos dhe tre xhiro nga fundi kaloi në të njëjtën mënyrë edhe Rasëll. Vershtapen regjistroi fitoren e 51-të, ndërsa 10-shja u plotësua nga Hemilton, Leklerk, Sainz, Norris, Rasëll, Riçardo, Piastri, Albon dhe Okon.
Our points scorers in Mexico🇲🇽#F1 #MexicoGP pic.twitter.com/sWukx7bzyL
— Formula 1 (@F1) October 29, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.